Zbulohen monedhat e reja me portretin e Mbretit Charles

Evropë

Zbulohen monedhat e reja me portretin e Mbretit Charles

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 11:03
Monedhat e reja me portretin e Mbretit Charles

Monedhat e reja me portretin e Mbretit Charles janë zbuluar, dhe ato prej 50p (pence) do të hynë në qarkullim brenda pak javësh.

BBC ka publikuar pamjen e parë të monedhës 50p dhe asaj 5 funta, e cila përmban imazhin e Mbretit të punuar nga skulptori, Martin Jennings, raporton BBC.

Monedhat kanë traditë shekullore, në të cilat paraqitet profili i monarkut.

Mirëpo, në monedhat e tanishme, në krahasim me ato të kaluarat, monarku nuk mban kurorë.

Por, Mbreti Charles personalisht nga miratuar figurën e tij në to.

Megjithatë, ato do të jenë në qarkullim bashkë me ato me portretin e Mbretëreshës dhe do të pranohen në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat