Rivaliteti

Formula 1

Rivaliteti

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 14:22
Rivaliteti

Rivaliteti mes pilotit të Ferrarit, Charles Leclerc dhe atij të Red Bull, Max Verstappen, është më e hershme se karriera e tyre në Formula 1.

Ata kanë qenë rivalë edhe në makinat “go kart” dhe që asokohe ata kanë pasur duelet e para.

“Kur ishim të vegjël nuk donim ta shihnim njëri-tjetrin, urreheshim. Gjithsesi, me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Tani jemi më të rritur, flasim dhe kemi bërë mjaft progres”, tha Leclerc.

“Në fund të fundit, Max është një djalë i mirë. Kur vendosim kokoret dhe zbresim në pistë jemi sërish rivalë, ashtu si dikur, që kur garonim në “go kart”. Kemi të njëjtën moshë, ashtu si mjaft të tjerë, ndaj rivaliteti është i madh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat