Hamilton e paralajmëron

Formula 1

Hamilton e paralajmëron

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:21
Hamilton e paralajmëron

Lewis Hamilton mendon se do të jenë pikërisht çastet e vështira ato që do ta ndihmojnë atë si pilot dhe Mercedesin të rikthehen protagonistë në botërorin 2021 të Formula 1.

Makina gjermane këtë sezon po vuan nga dominimi i Red Bull, që ka fituar 5 garat e fundit dhe Max Verstappen ka 32 pikë epërsi ndaj 7 herë kampionit të botës.

“Në momentet e vështira arrijmë të japim dhe marrim më të mirën nga makina. Objektivi është të arrijmë Red Bull, që për momentin ka qenë më e shpejta. Gjithsesi, ky mbetet një sezon i bukur, pasi ky duel me Max mbetet ndër më të bukurit e viteve të fundit”, tha Lewis Hamilton.

“Po mësojmë nga gabimet tona, komunikojmë më mirë, ballafaqohemi dhe kjo e bën sezonin më interesant. Duelet me Max këtë sezon më kujtojnë ato me Vettel disa vite më parë.

Kjo fundjavë në Angli do të jetë interesante, pasi është edhe “gara sprint”, do të ketë surpriza”, shtoi Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat