Miami risia e Formula 1

Formula 1

Miami risia e Formula 1

Më: 3 janar 2022 Në ora: 12:22
Miami risia e Formula 1

Është përcaktuar kalendari i sezonit të ri në Formula 1. Botërori i fundit ishte i jashtëzakonshëm, me Max Verstappen dhe Lewis Hamilton që dhuruan “show” deri në xhiron e fundit të garës së fundit.

Në fund pati festë për pilotin holandez të Red Bull, i cili fitoi titullin e parë në karrierë, ndërsa britaniku i Mercedes do tentojë titullin e tetë në histori (si askush tjetër) sezonin e ri.

Botërori i vitit 2022 do të fillojë me Çmimin e Madh të Bahreinit (18-20 mars) dhe gara e fundit do të zhvillohet Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (18-20 nëntor).

Image

Në total do të ketë 23 gara, teksa Formula 1 do të zbarkojë për herë të parë edhe në Miami, aty ku Çmimi i madh do të zhvillohet më 6-8 maj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat