Leclerc thumbon rivalët

Formula 1

Leclerc thumbon rivalët

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 13:28
Leclerc thumbon rivalët

Dy fitoret që Ferrari ka arritur në dy garat e fundit, Angli dhe Austri, kanë rikthyer optimizmin te makina italiane. Këtë fundjavë botërori i Formula 1 spostohet në Francë, ku “kokëkuqja” synon një tjetër triumf.

Optimist për këtë garë është Charles Leclerc, ndjekësi më i afërt i Max Verstappen në renditje. “Nuk duhet të pësojmë më luhatje si ajo e muajve maj-qershor, që në kushtuan shumë. Është koha për vijueshmëri rezultatesh”, tha Leclerc.

“Unë asnjëherë nuk do të heq dorë nga titulli dhe është momenti që të vijojmë këtë seri rezultatesh pozitive. Është koha t’i tregojmë rivalëve se ne jemi Ferrari dhe nuk tërhiqemi”, u shpreh monogasku.

“E dimë që s’do të jetë e lehtë, asnjë garë nuk është e tillë. Kjo është një pistë ku mund të ngatërrohesh kollaj, ndaj duhet kujdes nga penalitetet që mund të vijnë. Duhet shfrytëzuar çdo moment”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat