Formula 1 rikthehet

Formula 1

Formula 1 rikthehet

Më: 19 mars 2023 Në ora: 14:41
Makina e Red Bull

Formula 1 rikthehet këtë ditën e sotme në orën 18:00 me Çmimin e Madh të Arabisë Saudite.

Në dy sesionet e para të provave të lira, Red Bull dhe Max Verstappen konfirmuan supremacinë, me pilotin holandez ishte i pakapshëm nga kundërshtarët teksa ai që iu afrua disi ishte Fernando Alonso me Aston Martin.

Nga ana tjetër, në vend të tretë i mbylli provat Sergio Perez, piloti meksikan i Red Bull.

Ndërkohë, konfirmohen vështirësitë për Ferrarin. Charles Leclerc dhe Carlos Sainz nuk shkuan dot më shumë se vendi i nëntë dhe i dhjetë.

Mirëpo, gjithçka ndryshoi në provat zyrtare. Në “pole position” është vendosur meksikani i Red Bull, Sergio Perez ndërsa pas tij në pozicionet 2 dhe 3 do të nisen Fernando Alonso i Aston Martin dhe George Russell i Mercedes.

Ndërkaq, përsa i përket skuadrës së Ferrarit, Carlo Sainz është pozicionuar në vendin e 4-rt, ndërsa Charlse Leclerc ka zhgënjyer totalisht, teksa do ta nisë garën nga vendi i 12-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat