Interi e kërkon kreun

Futboll

Interi e kërkon kreun

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 14:10
Interi e kërkon kreun

Interi do të kërkojë ta marrë kreun e Serie A, por i duhet ta kalojë pengesën, Spezia, e cila po kalon nëpër formë të dobët pas promovimit në elitë.

Zikaltrit janë nikoqir të Spezias në San Siro në takimin që nis në orën 15:00.

Skuadra e Antonio Contes i ka fituar të gjitha pesë ndeshjet e fundit në ligë, duke e harruar zhgënjimin që e përjetoi pas eliminimit nga garat evropiane shumë herët.

Fitorja ndaj Spezias, e cila nuk di për fitore në pesë takimet e fundit në ligë, do të bënte që Interi të shkojë në shifrën e 30 pikëve dhe në rast të dështimit të Milanit për ta mposhtur Sassuolon në takimin tjetër që luhet në këtë kohë, atëherë zikaltrit do ta rrëmbenin kreun.

Antonio Conte nuk do të mundë të llogarisë në Alexis Sanchez dhe mesfushorët Arutro Vidal, Radja Nainggolan dhe Matias Vecino.

Por skuadra e tij nuk pritet të ketë shumë telashe kundër një Spezias që po vuan pas promovimit në elitë.

Spezia i ka vetëm dy fitore në 12 ndeshje deri tani dhe është vetëm katër pikë larg zonës së rënies nga liga. 

Formacionet zyrtare:

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, A Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young; R Lukaku, Lautaro Martinez

Spezia: Provedel; Vignali, Terzi, Mora, S Bastoni; Acampora, Ricci, Deiola; Gyasi, Nzola, Ismajli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat