Florenzi bind PSG

Futboll

Florenzi bind PSG

Më: 20 janar 2021 Në ora: 15:30
Florenzi bind PSG

PSG thuhet se do të aktivizojë opsionin për blerjen e Alessandro Florenzit nga Roma për nëntë milionë euro.

Mbrojtësi i krahut të djathtë iu bashkua "Parisienëve" në formë huazimi pas gjashtë muajve te Valencia në sezonin 2019/20.

Sipas Il Tempo, drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo do aktivizojë klauzolën e blerjes për nëntë milionë euro që ta mbajë në skuadër ish kapitenin e Romës.

PSG ka të drejtën e blerjes në fund të edicionit, por thuhet se edhe italiani dëshiron të mbetet në "Parkun e Princave".

Florenzi këtë edicion ka bërë 20 paraqitje në të gjitha garat duke shënuar dy gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat