Kjo është pasuria e Maradonës

Futboll

Kjo është pasuria e Maradonës

Më: 26 janar 2021 Në ora: 19:25
Kjo është pasuria e Maradonës

Vazhdojnë hetimet në Argjentinë për të zbuluar pasurinë e Diego Armando Maradona-s në mënyrë që të përcaktohet trashëgimia e fëmijëve, prindërve dhe ish-partnereve.

Magjistratura ka zbuluar disa firma të falsifikuara nga doktor Luque (neurokirurgu i Maradona-s), dhe ka gjetur dy kasaforta në Dubai përmbajtja e të cilave është një mister.

Dy kasafortat nuk janë hapur akoma, por magjistratura ka përshtypjen se mund të përmbajnë objekte ose sende me vlerë të paçmuar.

Është akoma e vështirë të përcaktohet me saktësi pasuria e ish-kampionit argjentinas, i ndarë nga jeta 25 nëntorin e kaluar. Për të patur një ide të qartë, do të duhet edhe bashkëpunimi i qeverive të huaja, siç ka ndodhur me autoritetet venezuelase (ku Maradona kishte pasuri të patundshme, aksione në disa kompani dhe në disa biznese)

Për momentin, sipas një vlerësim të përafërt, pasuria e Diez duhet të jetë rreth 500 milionë dollarë, por është akoma një e dhënë e paplotë.

Zbulimi i fundit, bashkë me dy kasafortat në Dubai, ka të bëjë me dy makina luksoze (një Rolls Royce dhe një Bmë) me vlerë totale prej rreth 350 mijë dollarë.

“Aty brenda mund të ketë gjithçka, askush nuk e di me saktësi. I vetmi që e di përmbajtjen ishte vetë Diego”, ka thënë një burim afër familjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat