Borë e madhe, pezullohet ndeshja

Futboll

Borë e madhe, pezullohet ndeshja

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 14:02
Borë e madhe, pezullohet ndeshja

Është pezulluar përkohësisht ndeshja në Bundesligë, mes Arminia Bielefeld dhe Werder Bremenit, e planifikuar për t’u luajtur sot në 18:00.

Shkak për pezullimin e ndeshjes, janë bërë kushtet atmosferike. Stadiumi i Arminias është mbuluar nga bora, ku edhe era është e fortë.

Kjo ka bërë që ndeshja të shtyhet për një ditë tjetër, pasi është e pamundur të luhet në të tilla kushte.

Në orët e ardhshme pritet të ketë edhe një vendim përfundimtar, për të vendosur se kur do të zhvillohet kjo sidë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat