Seferi: Ja pse e humba rastin

Futboll

Seferi: Ja pse e humba rastin

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Seferi: Ja pse e humba rastin

Humbi një rast flagrant, ndoshta për faj të terrenit, megjithatë ishte ndër më të mirët në fushë në derbin e Shqipërisë. Taulant Seferi theksoi në “Gol pas Goli” se fati nuk deshi që të shënonte në këtë sfidë.

“Rëndësi ka fitorja. Kemi pasur një kundërshtar shumë të fortë. Në momentin e fundit më kërceu topi dhe e preka me kavilje dhe shkoi shumë lartë. Do ishte gol, por për fat të keq kërceu topi. Mendova ta dërgoja sferën në krahun e kundërt të portierit.”

Kontrata me Tiranën: “Nuk e di, do ta shikoj në fund se çfarë do të ndodhë. Shpresoj që të na ecë mirë. Pasi të mbarojë kampionati, duhet të iki në Zvicër, më pas do të vendosim për të ardhmen.”

Roli në fushë: “Jam lojtar që kërkoj shumë hapësira, por më shumë më përshtatet numri 9. Pozicioni im i preferuar është të jem 9. Sot nuk e deshi fati që të shënoja, jam i lumtur që asistova”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat