Ibra: Dështimi nuk është e kundërta e suksesit

Futboll

Ibra: Dështimi nuk është e kundërta e suksesit

Më: 7 mars 2021 Në ora: 11:30
Ibra: Dështimi nuk është e kundërta e suksesit

Zlatan Ibrahimoviç tregoi se pse edhe ai u ftua të bëhet pjesë e festivalit të Muzikës, Sanremo.

Ndonëse është futbollist dhe nuk ka lidhje me muzikën, Ibrahimovic tha se në këtë festival shkoi pasi atij i pëlqejnë sfidat, ai gjithashtu foli për sukseset e tij ku tha: "Dështimi nuk është e kundërta e suksesit, është pjesë e suksesit".

"Të gjithë e njihnin Zlatanin para këtij festivali, përse erdhi Zlatan këtu? Sepse atij i pëlqejnë sfidat, adrenalina.

Nëse nuk e sfidoni veten, nuk mund të fitoni. Kam luajtur 945 ndeshje në karrierën time dhe fitova shumë prej tyre, por jo të gjitha. Kam fituar 11 tituj, por kam humbur edhe disa. Kam fituar shumë trofe, por kam humbur edhe disa. Unë jam Zlatan edhe pa fituar asnjë ndeshje. Unë jam Zlatan kur fitoj dhe kur humbas.

Kam shënuar shumë gola, por kam humbur edhe disa. Shume pak. Dështimi nuk është e kundërta e suksesit, është pjesë e suksesit.

Të mos bësh asgjë është dështimi më i madh nga të gjithë. Nëse Zlatan mund të bëjë një gabim, edhe ju mund të bëni, gjëja e rëndësishme është të bëni një ndryshim çdo ditë: përpjekje, përkushtim, këmbëngulje, përqendrim. Unë jam në këtë festival për t’ju thënë të gjithëve se në mënyrën tuaj të vogël, ju mund të jeni Zlatan. Faleminderit Italisë, shtëpisë sime të dytë" – tha Zlatan Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat