Prapaskenat

Futboll

Prapaskenat

Më: 23 mars 2021 Në ora: 12:57
Prapaskenat

Eric Abidal ka pohuar se, ndërsa punonte si drejtor i futbollit te Barcelona, ai mund të kishte sjellë Neymar përsëri në “Camp Nou”, më 2019, por bordi i klubit vendosi ndryshe, nënshkroi me Antoine Griezmann. Një kthim për sulmuesin brazilian ishte diskutuar për disa kohë, para se Blaugrana-t të hynin në diskutime për një marrëveshje të mundshme me PSG. Në fund, Griezmann u mor nga rivalët e brendshëm, Atletico Madrid, por Abidal pohon se superylli amerikano-jugor mund të ishte kthyer.

Ish-mbrojtësi i Barçës tha për “The Telegraph”: “Dhjetë ditë para fundit të merkatos, unë shkova në Paris për të biseduar me Leonardo (drejtorin sportiv të PSG). Isha me CEO tim dhe po flisnim për Neymar. Unë mendoj që, nëse CEO shkon në Paris, kjo ndodh për shkak se mund të nënshkruanim me Neymar. Nëse nuk do të formosnim me Griezmann, unë mendoj se 100 për qind mund të kishim ri-nënshkruar me Neymar. Ajo që na duhej ishte një anësor dhe kur Neymar luajti te Barcelona ishte i mahnitshëm në këtë rol.

Kjo nuk ka të bëjë me atë se cili lojtar është më i mirë. Ky ishte pozicioni, që unë mendova se duhej blinduar në atë kohë. Ekipi kishte nevojë për një sulmues të vërtetë. Presidenti vendosi të nënshkruajë me Griezmann.

Një nga argumentet kundër Neymar ishte se ai kishte një çështje gjyqësore kundër klubit, kështu që nuk ishte e lehtë. Drejtuesit thanë se ai do të duhej të ndalonte procesin gjyqësor, nëse dëshironte të kthehej. Ky nuk ishte problemi im, sepse nuk isha në klub kur ndodhi ajo mosmarrëveshje. Sipas mendimit tim, mund të ri-nënshkruaja me lojtarin, por kjo nuk ndodhi”.

Abidal ishte një nga ata që u shkarkua nga Barça pas humbjes poshtëruese 8-2 ndaj Bayern Munich në Ligën e Kampionëve. Trajneri Quique Setien, gjithashtu u lirua nga detyrat e tij pas vetëm 7 muajsh në krye.

Abidal tha se i këshilloi drejtuesit të shkonin në një drejtim tjetër, për pasuesin e Valverde. Ai hartoi një listë të ngushtë të kandidatëve në janar 2020: “Në listën time ishin Mauricio Pochettino, Quique Setien, Max Allegri dhe Xavi Hernandez. Quique u emërua nga bordi, por opsioni im i parë ishte Pochettino”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat