Interi për Oskar!

Futboll

Interi për Oskar!

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:14
Interi për Oskar!

Inter në Itali duket e vetmja kandidate për titullin e skuadrës më të mirë, sidomos në fazën e dytë.

Një ecuri perfekte e bërë prej 8 fitoresh në po kaq ndeshje, 20 golash të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar. Antonio Conte ka bërë një punë të pabesueshme në dy sezone, duke e çuar Interin nga një pikë larg Juventusit në përfundim të vitit të parë, dhe duke e kthyer në gjendje që të vërë në konkrteizim planin e arratisjes që në muajin mars.

Ajo që bën më tepër përshtypje është mesatarja e pikëve që Conte po merr që kur është ulur në stolin zikaltër, 2.26 për ndeshje, vendi i parë mes gjithë trajnerëve të Interit që kanë qëndruar në stol për të paktën 30 ndeshje në Serinë A në epokën e 3 pikëve. Më mirë edhe se Mourinho.

Një meritë të padiskutueshme ka sulmi.

Kjo është hera ë parë që Interi shënon 65 gola në 27 ndeshje që kur fitoret kanë vlerën e 3 pikëve. Padyshim meritat më të mëdha shkojnë për dyshen Lukaku dhe Latutaro por jo vetëm. Belgu dhe argjentinasi janë dyshja e dytë më e mirë sulmuese e Europës, me 33 gola, më mirë se ta kanë bërë vetëm Lewandowski dhe Muller me Bajernin. Ajo që surprizon ndërkohë është aftësia e skuadrës të gjejë golin edhe me lojtarë që nuk e kanë atë si detyrën kryesore.

Në Europë vetëm Leipzig mban hapin e Interit  në Itali, me zikaltërit që mund të krenohen me 3 mbrojtësa që kanë shënuar të paktën 3 gola në kampionat, Hakimi me 6 finalizime dhe Skriniar dhe D’Ambrosio me nga 3.  Nuk është një rastësi që Interi është skuadra më e mirë e kampionatit për golat me kokë, 13 të shënuar në këtë mënyrë, dhe për krosimet e vlefshme, plot 165. Meritë kjo e lojës së vazhdueshme nga krahët por edhe e orëve të tëra të punës me goditjet standarte.

Numrat i japin formë ëndrrave të titullit zikaltër, ndërsa thelbi vjen nga paraqitjet në përballjet e drejtëpërpdrejta. 18 pikë në 9 ndeshjet e zhvilluara deri më tani me 7 skuadrat e para të klasifikimit, me të vetmen disfatë të shënuar në derbin e fazës së parë në javën e katërt. Ndërkohë që askush nuk ka vrapuar në fushë sa zikaltërit, plot 113. 021 kilometra të përshkruar, dhe sapo kanë arritur majën, kanë vazhduar të pedalojë edhe më fort, pasi tani e kanë të ndaluar të ndalen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat