Muller kritikon

Futboll

Muller kritikon

Më: 8 prill 2021 Në ora: 11:09
Muller kritikë

Thomas Muller ka vënë në dyshim sulmin e Bayern Munihut, teksa po shpjegonte pse skuadra e tij u mund 3-2 nga PSZH në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

“Ne duhet të shënojmë më shumë gola.

Sigurisht, ju gjithmonë mund të diskutoni për pësimin e golave, por unë mendoj që, nëse përfundonte 6-3 për ne, atëherë askush nuk mund të ankohej. Kjo është mënyra si funksionon, ne kemi shpërdoruar shumë.

Dhe tani duhet të merremi me disavantazhin në ndeshjen e kthimit. Nëse do të tregonim instinktin vrasës, që shpesh na dallon, do të kishim parë një lojë krejt tjetër. Është gjithashtu e qartë se ju kurrë nuk mund ta neutralizoni plotësisht ofensivën e PSG.

Ne kemi një qasje sulmuese, kjo është arsyeja pse shënojmë shumë gola, pse fitojmë shumë ndeshje. Kemi humbur shumë shanse të mëdha,” tha mes tjerash Myler, që shënoi golin e barazim në 2:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat