Optimist

Futboll

Optimist

Më: 8 prill 2021 Në ora: 12:10
Optimist

Drejtori sportiv i PSG-së Leonardo, optimist se Mbappe e Neymari do të nënshkruajnë kontrata të reja!

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo, ka folur rreth së ardhmes së Kylian Mbappes dhe të Neymarit.

Të dytë janë ndër futbollistët kryesorë te kampioni në fuqi francez, por e ardhmja e tyre ende është paqartë.

Për sulmuesin brazilian raportohet vazhdimisht për një rikthim te Barcelona, kurse sulmuesi francez është i lidhur me një kalim te Real Madridi.

Mbappe e Neymari janë në bisedime edhe për zgjatje të kontratës, por ende nuk ka diçka konkrete, pavarësisht se parisienët janë optimistë.

"Unë mendoj se së shpejti do të kemi disa lajme që do të na bëjnë të gjithëve të lumtur”, tha Leonardo, duke shtuar: “Së shpejti do të arrijmë në një situatë më konkrete për kontratat e Mbappes dhe Neymarit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat