Interi diskuton për kroatin

Futboll

Interi diskuton për kroatin

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:10
Interi diskuton për kroatin

Interi është duke e diskutuar mundësinë e rinovimit të kontratës së Ivan Perishiq që mund të vazhdohet deri në verën e vitit 2023.

Anësori kroat ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa tashmë e ka dëshmuar se është një aset në krahun e majtë për ekipin e Antonio Contes.

32-vjeçari e fitoi tripletën me Bayern Munichun në sezonin e kaluar, ndërsa këtë edicion i ndihmoi Interit të shpallej kampion pas 11 vitesh pa titull.

Ai i ka zhvilluar 29 ndeshje në Serie A duke shënuar tre gola dhe duke dhuruar pesë asistime.

Sipas FCInterNews, Perisic dhe drejtuesit e klubit janë në bisedime për zgjatjen e kontratës edhe për një vit shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat