Interi fiton derbin kundër Romës

Futboll

Interi fiton derbin kundër Romës

Nga: K.G. Më: 12 maj 2021 Në ora: 22:41
Interi fiton derbin kundër Romës

Kampioni i ri i Italisë, Interi, ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Romës. 

Një ndeshje me rivalitet dhe pikët mbeten në stadiumin "Giuseppe Meazza". 

Interi avancoi me rezultat 2:0 me golat e Brozoviç (11'), Vecinos (20') e Lukakut (90’), megjithatë romakët ngushtuan humbjen falë golit të Mkhitaryan (31'). 

Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla u paraqit standard për Romën dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 71-të. 

Pas javës së 36-të në Serie A, Interi kryeson me 88 pikë dhe Roma mban pozitën e 7-të me 58 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat