Prapaskenat

Futboll

Prapaskenat

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 17:02
Donaruma

Marrëveshja PSG-Donaruma pritet të zyrtarizohet në orët në vijim, teksa francezët bënë maksimumin për ta marrë gardianin me parametër zero. Kryeqytetasit plotësuan dëshirat financiare të Donarumës, i cili do të firmosë një kontratë pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë 60 milionë euro përfshirë edhe bonuset.

Por, problemi i vetëm që ka PSG është fakti se sapo ka rinovuar me Kejlor Navas. Për portierin nga Kosta Rika nuk ka ofertë dhe kështu klubi është i detyruar ta mbajë për të paktën edhe një sezon. Mirëpo, me Donarumën në ekip, portierët do të duhej të ndanin minutat, diçka që nuk do të linte të kënaqur asnjërin prej tyre.

Ndaj, prestigjiozja L’Equipe së fundmi zbulon se plani i PSG ishte të firmosnin me Donarumën tashmë që gardiani kishte kosto zero dhe më pas ta huazojnë për një sezon në mënyrë që ai të vazhdojë dhe të luajë minutat e plota.

Sipas L’Equipe, Donaruma do të qëndrojë në Itali dhe do të jetë pjesë e Romës për sezonin e ardhshëm. Kështu, Donaruma do të fitonte edhe një vit më shumë eksperiencë me një trajner si Hoze Murinjo dhe më pas do të bashkohej me PSG në vitin 2022.

Megjithatë, mbetet për t’u kuptuar nëse ky zbulim do të gjejë konfirmime edhe nga palët e përfshira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat