Rikthehet

Futboll

Rikthehet

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 23:14
Jorente

Diego Jorente është kthyer sot përsëri në grumbullimin e përfaqësueses së Spanjës, pasi për herën e katërt radhazi tamponët dhanë rezultat negativ.

Më datë 8 qershor ai alarmoi të gjithë pasi u bë lojtari i dytë në grumbullim që rezultoi pozitiv, pas Sexhio Buskets, por që atëherë, të katër testet që kanë kryer kanë rezultuar negativ.

Lojtari, në momentin që u kthye në qendrën stërvitore të Spanjës u prit si një hero pasi shokët i bënë tunelin e nderit dhe e pritën me ovacione dhe duartrokitje të shumta. Mbrojtësi i Lids, i cili shihet si një prej alternativave cilësore për qendrën e mbrojtjes, cilësohet tashmë negativ dhe do të jetë gati të zbresë në fushën e lojës.

Tashmë pritet kthimi i Serxhio Buskets që të plotësohet grupi prej 24 lojtarësh që grumbulloi fillimisht Luis Enrike për Europianin. Nëse dalin negativë të tjerë, deri të hënën që luhet ndeshja me Suedinë dhe Spanja detyrohet të mbetet në izolim, atëherë të gatshëm për të luajtur atë sfidë dhe në vazhdim Europanin janë 17 lojtarë të cilët janë izoluar në Madrid, me 11 prej tyre pjesë të U21 dhe 6 “veteranë” të përfaqësueses që kanë qenë edhe më parë pjesë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat