Hummels i mërzitur

Futboll

Hummels i mërzitur

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 16:57
Hummels i mërzitur, foto Reuters

Franca mposhti Gjermaninë në ndeshjen e mbrëmshme të Europianit, teksa vendimtar rezultoi një autogol i shënuar nga Mats Hummels.

Mbrojtësi ishte i pafat në devijimi e sferës pas një pasimi të Lukas Hernandez. Ndërkaq, Humels thekson se dhemb kur ekipi humbi prej gabimit të tij.

“Kjo humbje më bën shumë keq dhe për më tepër sepse autogoli im vendosi ndeshjen. Ne dhamë gjithçka në fushë dhe luftuam.

E dimë që kemi akoma mundësi përmirësimi, por shihet që kemi dëshirë të bëjmë gjëra të mëdha në këtë turne dhe të kemi sukses. Faleminderit për mesazhet, nuk kisha marrë asnjëherë kaq përkrahje. Kjo do të thotë shumë për mua”, u shpreh Hummels.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat