Polemika

Futboll

Polemika

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 13:54
Polemika

Seria A do të startojë në muajin gusht dhe qeveria ka vendosur që stadiumet të jenë të mbushura në 50% të kapacitetit të tyre, por tifozët duhet të jenë të vaksinuar në mënyrë që të hyjnë në stadium.

Megjithatë, brenda rregullit të ri ka dhe disa rregulla të tjera mbi distancën çka e zvogëlojnë akoma dhe më shumë numrit e tifozëve në stadium. Sipas rregullit, nga të gjitha ekipet italiane vetëm stadiumi i Juves përmbush kushtin e distancës dhe bardhezinjtë do të jenë e vetmja skuadër që do të mbushin stadiumin me 50% të kapacitetit.

Stadiumet e Inter, Milan, Napolit, Lacios dhe Fiorentinës do të mbushen vetëm në 33% të kapacitet të tyre.

Menjëherë kanë plasur polemikat mes tifozëve të cilët kanë akuzuar federatën si të ‘’kapur’’ dhe që favorizon Juven.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat