Bayern e do me çdo kusht

Futboll

Bayern e do me çdo kusht

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 17:18
Bayern e do me çdo kusht

Bayern Munichu është duke tentuar të transferojë Timo Wernerin nga Chelsea.

Sulmuesi gjerman nuk ka arritur të gjejë vetën në Ligën Premier, andaj lidhet me një largim në këtë verë.

Bayern Munichu ka shprehur interesim për Wernerin, sidomos pasi ish-trajneri i Rasenball Sport Leipzig, Julina Nagelsmann ka kaluar te Bavarezët.

Strategu dhe sulmuesi e njohin shumë mirë njëri-tjetrin që nga koha te RB Leipzig dhe tani e dëshiron ribashkimin te Bayerni.

Chelsea kishte paguar në vitin 2019 rreth 55 milionë euro për kartonin eËernerit, ndërsa tani mund ta lënë të largohet për një shumë rreth 50 milionë.

Te blutë, sulmuesi shënoi 12 gola në 52 paraqitje, një shumë e vogël e golave, e që skuadra londineze po e kërkon një zëvendësues për të.

Erling Haaland është opsioni i tyre i parë, mirëpo Romelu Lukaku mund të jetë një opsion tjetër për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat