Marotta refuzon

Futboll

Marotta refuzon

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 19:00
Marotta refuzon

Janë ditët e lamtumirës së bujshme të Lukaku-t nga Inter-i.

Belgu pritet të transferohet te Chelsea dhe zikaltrit kanë filluar të kërkojnë pasardhësin e tij.

Shumë emra në listën e Beppe Marotta, nga Vlahovic te Zapat me Dzeko-n, por jo vetëm.

Sipas Corriere dello Sport, Mino Raiola duket se u ka ofruar kampionëve të Italisë Moise Kean, i kthyer tek Everton pas huazimit te PSG.

Një propozim ky që është refuzuar nga ana e Marotta-s-, i cili e njeh sulmuesin nga koa kur ka aqenë tek Juventus dhe nuk është i interesuar për shërbimet e italianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat