Kriza e Barcelonës

Futboll

Kriza e Barcelonës

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 12:29
Alba

Barcelona po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike për shkak të keqmenaxhimit të klubit nga presidenti Josep Maria Bartomeu, që e ka çuar nivelin e borxhit në 1 miliard e 350 milionë euro.

Goditja më e madhe erdhi me largimin e Lionel Messit, por as paga e kursyer e “Pleshtit” nuk po mjafton për të shmangur krizën e thellë. Pas mbrojtësit Pique, edhe Jordi Alba ka ka pranuar uljen e pagës, për të ndihmuar sadopak në përmirësimin e situatës.

Negociatat mes dy palëve kishin filluar prej ditësh dhe këtë të hënë, sipas shtypit spanjoll, ka dalë tymi i bardhë.

“Askush nga klubi nuk më ka pyetur deri dy ose tri javë më parë. Gjithmonë kam dashur të ndihmoj dhe mendoj se askush nuk mund të dyshojë tek unë,” – komentoi Alba pas ndeshjes ndaj Real Sociedadit. Negociatat me Sergio Busquets dhe Sergi Roberto për uljen e pagës mbeten të hapura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat