Chiellini gradon yllin…

Futboll

Chiellini gradon yllin…

Më: 12 shtator 2021 Në ora: 19:56
Chiellini gradon yllin…

Mungesa e Cristiano Ronaldos tek Juventusi është letësisht e dukshme, bardhezinjtë pësojnë një tjetër disfatë, këtë herë ndaj Napolit.

Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Moratën, skuadra e Allegrit nuk arriti të mbajë rezultatin, duke dalë pa pikë nga stadium “Diego Armando Maradona”. Teksa tifozët e Juventusit kritikojnë drejtuesit për shitjen e Ronaldos, Chiellini mban gjallë frymën e ekipit duke deklaruar se tashmë portugezi është e shkuara.

“Duhet të punojmë shumë që të jemi një skuadër. Sot (dje) mendoj se merituam të paktë një barazim, por kemi qenë më parë në situata të tilla.

E di që do të ja dalim. Kur ke një lojtar në ekip si Cristiano Ronaldo, ku i gjithë ekipi luan për të, përshtatja pas largimit të tij është i vështirë.

E falënderojmë Cristianon për kontributin e dhënë, por tashmë është e shkuara. Kjo do të jetë skuadra e Paolo Dybalas.”- u shpreh Chiellini..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat