Çudit trajneri i Interit

Futboll

Çudit trajneri i Interit

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 18:48
Çudit trajneri i Interit

Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ende nuk e ka harruar momentin që ktheu ndeshjen me Lacion.

Goli i dytë që shënuan lacialët ndodhi kur një lojtar i Interit ishte i shtrirë në tokë. Loja vazhdoi dhe goli që erdhi si pasojë, u quajt i rregullt. Kjo solli përplasje mes dy skuadrave, me lojtarët e Interit që pretendonin se loja duhej të ndalej pasi Dimarko ishte i shtrirë në fushë.

Në konferencën për shtyp, në prag të supersfidës me Juventusin, Inzagi ka çuditur me deklaratën e tij në raste të tjera si këto.

“Kemi rënë dakord me lojtarët që nuk do ta ndalim më lojën nëse kundërshtarët janë në tokë. Ndalimin do ta sinjalizojë arbitri”, tha Inzagi.

Ai episod i kushtoi Interit ndeshjen ndaj Lacios dhe zikaltërit kanë humbur pak terren me kryesuesit. Ndeshja tjetër do jetë të dielën, në San Siro përballë Juventusit.

Zikaltërve u duhet fitorja për të mbetur në kontakt me kreun në luftën për titullin kampion. Interi ndodhet aktualisht në vendin e 3-të me 17 pikë të grumbulluara, 7 pikë më pak se Napoli kryesues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat