Polemikat e barazimit

Futboll

Polemikat e barazimit

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 15:25
Polemikat e barazimit

Polemikat e barazimit me Juventusin nuk treten dot kaq shpejt, megjithatë për zikaltrit është koha të kthejnë faqen dhe të mendojnë për kundërshtarin e radhës, Empoli.

Një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, çka e ka treguar në këtë kampionat. Sidoqoftë, Inzaghi do të mund ta përballojë me dy rikuperime të rëndësishme si ato të Vidal dhe Correa.

Duke qenë ndeshje e mesjavës, si zakonisht, rotacioni në formacion duket i pashmangshëm. Disa titullarë të derbit të së dielës do të duhet të pushojnë. Duke filluar nga De Vrij, i cili do të zëvendësohet nga Ranocchia.

Me rikthimin e Correa, edhe Dzeko do të mund të marrë frymë, me çiftin argjentinas (Correa-Lautaro) që drejton sulmin e zikaltërve. Perisic mund ta nisë nga pankina, me Dimarco nga minuta e parë në të majtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat