Bajrami titullar ndaj Interit?

Futboll

Bajrami titullar ndaj Interit?

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 18:44
Bajrami titullar ndaj Interit?

Trajneri i Empolit, Aurelio Andreacoli ka mbajtur sot një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Interin në kampionat. Përvec zikaltërve ai ka folur dhe mbi mundësinë për ta parë Bajramin titullar nesër.

Si ndalohet Interi?

“Po luajmë kundër kampionëve të Italisë. I dimë limitet tona por do të japim maksimumin. Shpresoj që ekipi të jetë në maksimum nesër. Unë kam humbur gjithmonë kundër Inzagit”.

“Ai po kalon një moment të mirë. Duke parë ndeshjet e fundit nuk mendoj se ka nevojë për motivim. Të luash kundër ekipit është një kënaqësi më vete”.

Luan nesër. Ai do ta marrë vesh prej jush”, u përgjigj duke qeshur tekniku.

Nedim Bajrami pritet të luajë titullar pas një muaji.

Ndeshja e fundit që e ka nisur që nga minuta e parë ka qenë në fitoren 4-2 kundër Bolonjës. Në atë ndeshje Bajrami shënoi dhe një gol me penallti.

Empoli do të presë Interin në shtëpi nesër, në orën 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat