Zbulohet kërkesa e lojtarit

Futboll

Zbulohet kërkesa e lojtarit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 12:52
Zbulohet kërkesa e lojtarit

Milani që fluturon në ligë ka filluar, gjithashtu, të vendosë disa tulla për të ardhmen.

Ditët e fundit ka mbërritur rinovimi i Aleksis Salmakersit, ndërsa ai i Simon Kjaerit është i freskët prej disa orësh.

Ka ende situata të tjera për të zgjidhur, por padyshim prioriteti është Frenk Kesi. Afrikani, verën e kaluar, kishte siguruar fansat e tij për një zgjatje që duhej vetëm të zyrtarizohej. Me kalimin e muajve, megjithatë, kartat në tavolinë kanë ndryshuar.

Ofertat e larta nga jashtë e kanë shtyrë agjentin Xhorxh Atangana të rrisë gjithnjë e më shumë kërkesat. Prokuratori, në fakt, po vazhdon të punojë në hije, veçanërisht me PSG-në. Sipas “L’Equipe” kërkesa do të shkonte në 10 milionë euro plus dy bonuse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat