Zbulohet kontrata e Superligës

Futboll

Zbulohet kontrata e Superligës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 18:10
Zbulohet kontrata e Superligës

Një bombë e vërtetë ka ardhur nga Spanja.

E përditshmja El Mundo ka patur akses ekskluziv në kontratën e nënshkruar pak muaj më parë nga 12 klubet themelues të Super League, shkruan Telesporti.

Këto klube kishin arritur një marrëveshje për të krijuar një kompani në Luksemburg, të quajtur ‘AgentCo’, që do të kishte menaxhuar një kapitel prej të paktën 3.525 miliardë eurosh.

Përveç ‘AgentCo’, projekti parashikonte krijimin e dy kompanive të tjera, të quajtura ‘SL MediaCo’ dhe ‘SLCommercialCo’, për menaxhimin e të drejtave audiovizive dhe komerciale të kompeticionit.

Të paktën 400 milionë euro do të shkonin për bamirësi.

Në kontratë, ndër të tjera, është specifikuar edhe formati i kampionatit, i strukturuar në mënyrë shumë të ngjashme me atë të Champions League: një fazë me grupe dhe më pas faza me eliminim direkt, me ndeshjet që do të zhvilloheshin të martën dhe të mërkurën dhe finalja e madhe të shtunën.

Ndër të tjera, për ta mbyllur, kontrata parashikonte disa klauzola, një prej të cilave parashikonte mosnjohjen e kompeticionit nga UEFA dhe FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat