Optimist për Xavin

Futboll

Optimist për Xavin

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 11:41
Optimist për Xavin

Philippe Coutinho shpreson që Xavi do të korrë sukses me grupin momental të lojtarëve te Barcelona.

Xavi u prezantua si trajneri i ri i Barçës këtë të hëne, duke u rikthyer te klubi i tij tek i cili ka fituar 25 trofe përgjatë 17 vitesh karrierë.

Ish-mesfushori i “Blaugranëve” tani është zëvendësuesi permanent i Ronald Koeman, ku ky i fundit u shkarkua pas humbjes së gjigandit katalunas kundër Rayo Vallecanos më 27 tetor.

Pas emërimit të Xavit në stolin e trajnerit, Coutinho tani beson se ai do të jetë njeriu kryesor që do të rikthejë suksesin te Barcelona, pas largimeve të Lionel Messit e Antoine Griezmann.

“Xavi ishte një lojtar i madh, një ikonë, dhe tani ai është rikthyer në shtëpi te Barcelona. Shpresoj shumë që ai të jetë shumë i suksesshëm me grupin momental që e kemi”, tha Coutinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat