Prapaskena

Futboll

Prapaskena

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:32
Prapaskena

Xavi u prezantua si trajneri i ri i Barcelonës të hënën e kaluar, pasi Sergi Barjuan mori detyrën në mënyrë të përkohshme.

Por, siç theksoi TV3 dje, Joan Laporta testoi ndihmësit e Ronald Koeman për ta bërë këtë punë përkohësisht, derisa të vinte trajneri aktual nga Katari (3 ndeshje).

Presidenti i Barçës kontaktoi Alfred Schreuder dhe Henrik Larsson, i pyeti nëse ata do të ishin të gatshëm të merrnin drejtimin e skuadrës në mënyrë të përkohshme. Si trajneri holandez, ashtu edhe suedezi e hodhën poshtë këtë mundësi, për shkak të besnikërisë ndaj Koemanit.

Për pasojë, presidentit blaugrana nuk i mbeti gjë tjetër, veçse të gjente një zgjidhje tjetër, që ishte promovimi momental i Sergi Barjuan, trajnerit të Barcelonës B. Ish-mbrojtësi e drejtoi skuadrën në tri ndeshje, dy në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve, me bilancin: 1 fitore dhe 2 barazime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat