Dështimi

Futboll

Dështimi

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 11:35
Dështimi

Për Roberto Mancinin barazimi ndaj Irlandës së Veriut që zbriti Italinë në vendin e dytë në grup dhe i hoqi të drejtën për t’u kualifikuar direkt në Botërorin Katar 2022, nuk është fundi i botës.

Trajneri i Italisë e komentoi kështu dështimin e të kaltërve për të prekur kualifikimin mbrëmjen e së hënës por ka besim se skuadra që ai drejton do të shkojë në Katar 2022, madje Mancini shkon edhe edhe më tej.

“Faza play off në mars? Jam plotësisht besimplotë se do t’ia dalim të kualifikohemi në Kupën e Botës, madje ndoshta shkojmë në Katar 2022 dhe fitojmë edhe kompeticionin.

Djemve u thashë që tani nuk kemi çfarë të bëjmë më. Tani kemi ndeshjen e marsit, do të përgatitemi mirë.Ky është një moment ku kemi pak vështirësi. Kemi pasur një mundësi në pjesën e parë, këto janë ndeshje për t’u zhbllokuar menjëherë për të qenë më të qetë. Mëkat, pasi grupi duhej mbyllur para sfidës ndaj Irlandës së Veriut.

Duhet të gjejmë përsëri te vetja atë që na ka dalluar deri më sot. Grupi ka qenë nën kontroll, tani duhet të rikuperojmë forcat.

Ndeshja me Bullgarinë ishte e para në shtator me vetëm dy javë kampionati të luajtura, dhe barazimi në atë sfidë na penalizoi. Ishin dy penallti me Zvicrën që mund të kishin përfunduar në favorin tonë” theksoi Roberto Mancini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat