Shkarkohet

Futboll

Shkarkohet

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 11:37
Shkarkohet

Klubi i Manchester United ka njoftuar se Ole Gunnar Solskjaer është larguar nga posti i trajnerit, njofton Insporti. Lajmin klubi e dha me anë të një komunikate zyrtare, ku shkruan se ky vendim ishte i vështirë.

Komunikata e klubit:

“Ole do të jetë gjithmonë një legjendë në Manchester United dhe me keqardhje kemi arritur këtë vendim të vështirë. Ndërsa javët e fundit kanë qenë zhgënjyese, ato nuk duhet të errësojnë të gjithë punën që ai ka bërë gjatë tre viteve të fundit për të rindërtuar themelet për suksesin afatgjatë.

Ole largohet me falënderimet tona më të sinqerta për përpjekjet e tij të palodhshme si menaxher dhe urimet tona më të mira për të ardhmen.

Vendi i tij në historinë e klubit do të jetë gjithmonë i sigurt, jo vetëm për historinë e tij si lojtar, por si një njeri i madh dhe një menaxher që na dha shumë momente të shkëlqyera. Ai do të jetë përgjithmonë i mirëpritur në Old Trafford si pjesë e familjes së Manchester United.”

Michael Carrick do të jetë trajner i përkohshëm i United deri në fund të sezonit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat