Dëmtohet

Futboll

Dëmtohet

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 19:11
Dëmtohet

“Lajmet nuk janë pozitive, dëmtimi është i rëndë”.

 Kështu Antonio Conte njofton mungesën e gjatë të Cristian Romeros. Mbrojtësi i Tottenhamit u dëmtua në kombëtare dhe do të qëndrojë jashtë për disa muaj.

“Do të duhet pak kohë para se ta shohim përsëri në fushë, sigurisht vitin e ardhshëm. Do të duhet të kontrollojmë dëmtimin e tij javë pas jave, por dëmtimi është serioz.

Ai ka nevojë për shumë kohë për t’u rikuperuar.

Është lajm i keq sepse ai është një lojtar i rëndësishëm për ne, dëmtimi është shumë i rëndë. Koha? Janar, shkurt, nuk e di. Por për 2021 ai sigurisht ka përfunduar së luajturi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat