Arapi e vlerëson kundërshtarin e radhës

Futboll

Arapi e vlerëson kundërshtarin e radhës

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 13:23
Arapi e vlerëson kundërshtarin e radhës

Renato Arapi do ketë premierën e tij si trajner i Teutës në takimin me Vllazninë, ku do të kërkojë maksimumin. Ish-mbrojtësi e pranon se koha për të bërë ndryshime nuk ka qenë e mjaftueshme, megjithatë, skuadra është munduar që të përmirësojë disa gjëra.

Arapi e vlerëson kundërshtarin e radhës si një prej skuadrave më në formë të momentit, por në të njëjtën kohë shton se Vllaznia e sezonit të shkuar ka qenë më e fortë se e këtij edicioni.  

“Ajo që më ka bërë përshtypje ka qenë dëshira dhe entuziazmi që ka shfaqur ekipi. Kjo të bën të ndihesh mirë.  Jam shumë i kënaqur që ekipi ka pasur dëshirë dhe entuziazëm. Jemi munduar që të ndryshojmë pak gjëra dhe ekipi ka reaguar shumë mirë, edhe pse është e vështirë që në një kohë kaq të shkurtër skuadra t’i thithë ato që kërkojmë ne.

Ndryshimet e mëdha nuk është se mund t’i bëjnë mirë ekipit. Jemi munduar të kemi një skuadër të ekuilibruar, pasi ekipi ka pësuar. E kam thënë dhe kur kam qenë lojtar, nuk është faji i mbrojtjes kur pësojmë apo kur sulmojmë nuk janë vetëm sulmuesit. Do të mundohemi që të bëjmë një lojë grupi sa më të mirë”.

Vlerësimi për Vllazninë: “Është një nga ekipet më të mira të momentit.  Për mendimin tim, edicionin e shkuar ka qenë një skuadër më e rrezikshme, megjithatë afrimet që ka bërë këtë vit janë duke bërë paraqitje të mira. Uroj t’i marrim maksimumin kësaj ndeshjeje, pasi e kemi përgatitur në mënyrën e duhur, që gjithçka të shkojë siç e mendojmë ne".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat