Chiellini provokon

Futboll

Chiellini provokon

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 23:32
Chiellini provokon

“Hetimet? Lënë kohën që gjejnë… Pas titujve duhet të dish të presësh”

Duke folur për Sky Sport, Giorgio Chiellini komenton zhvillimet e fundit me hetimin lidhur me Juventusin dhe të ashtuquajturat fitime kapitale mbi transferimet e lojtarëve:

“Kur bëhet fjalë për Juventusin, çdo hetim përforcohet me një milion here”, thotë kapiteni i Juventusit.

“Ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të mos bëjmë asgjë të jashtëzakonshme që nuk dimë ta bëjmë, thjesht të vendosim përkushtimin dhe t’i japim dashuri ekipit, tifozëve dhe klubit. Të gjithëve na vjen keq që përjetojmë disa vështirësi, por kemi një detyrim për të mbështetur veten edhe më shumë”.

“Nëse luaj edhe për shumë sezone? Më duket shumë. Mësova të jetoj ditën, pata një dëmtim në gju në momentin më të mirë të karrierës sime.

Në këtë moshë dëmtimet vlejnë trefish, nuk është e lehtë të rikuperosh. Për sa kohë që mund të kem një performancë të mirë, vazhdoj me kënaqësi sepse më pëlqen, atëherë do të shohim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat