Mbappe lë gjithçka të hapur

Futboll

Mbappe lë gjithçka të hapur

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 11:33
Mbappe lë gjithçka të hapur

Sulmuesi i Paris SG-së, Kilië Mpape, është kthyer në protagonist absolut në Francë. Kjo, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj, teksa është bërë protagonist në filmin e animuar për fëmijë “Je m’apelle Kylian” (Unë quhem Kilië).

Këtë javë ai ka firmosur autografe për fëmijë dhe njëri prej tyre e ka ngacmuar yllin e PSG-së në lidhje me Realin e Madridit. Diskutimi mes të dyve është kthyer në “hit” në rrjetet sociale. Djaloshi i vogël e ka pyetur Mbapenë: “A ke ndër mend të shkosh te Reali i Madridit?”

Diskutimi ka vijuar me përgjigjen e Mbapesë që ia ka kthyer me pyetje në fakt “Çfarë mendon ti…”.

Përgjigjja e djaloshit ka qenë e prerë: “Të qëndrosh në Paris”. Kjo e ka vënë edhe më në siklet sulmuesin francez, i cili me të qeshur i është kthyer: “Të shohim…".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat