Historia e trishtë e Essienit

Futboll

Historia e trishtë e Essienit

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 17:20
Historia e trishtë e Essienit

Sezoni 2012-2013 nuk ka shkuar aspak mirë për Realin e Madrid. Madrilenët e nisën në mënyrën më të keqe kampionatin dhe në fund titulli përfundoi në duart e Barcelonës. Pavarësisht se në fund Reali arriti të grumbullonte 85 pikë, përfundoi 15 pikë larg katalanasve.

Dështimi vazhdoi me eliminimin nga gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit dhe njëkohësisht do të humbiste edhe finalen e Champions League. I vetmi triumf në atë sezon ishte fitimi i Superkupës së Spanjës.

Kjo nuk mund të ishte pak mes lojtarëve të pafundmë që ishin të klasin botëror. Thjeshtë për t’iu sjell në kujtesë emra si Cristiano Ronaldo, Ramos, Benzema, Modriç, Kaka. Asokohe skuadra drejtohet nga Mourinho dhe sigurisht që ambienti në dhomat e zhveshjes, atmosfera ishte e zymtë.

Në 3 dhjetor 2012, mesfushori i atëhershëm i Real Madridit, Michael Essien festoi ditëlindjen e tij të 30-të. Ai ftoi të gjithë ekipin në festë, por i shkuan vetëm dy shokë të skuadrës. Këtë e ka zbuluar Rob Beasley në librin e tij për Mourinhon.

‘Morurinho më tregoi se Reali është një klub politik ku situata shpeshherë është ndërluftuese dhe më solli shembullin e historisë së Essien. Kishte ftuar të gjithë shokët e skuadrës për datëlindjen e 30, por vetëm disa prej tyre do t’i vinin. Mourinho duhej ta ngushëllonte Esien për t’i thënë se shokët e tij nuk kishin asgjë personale me të dhe refuzimi i ftesës së tyre nuk do të thoshte se nuk e pëlqenin si shok’.

Të vetmit që mbërritën në atë datëlindje te Essien ishin Modriç dhe Carvalho. Sigurisht që atmosfera nuk ishte më e mira e mundshme duke parë sesa lojtarë e kishin refuzuar ftesën e datëlindjes, por në fund të fundit, dy ishte më mirë sesa zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat