Shabani i bashkohet Llapit

Futboll

Shabani i bashkohet Llapit

Nga: K.G. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 18:31
Shaban Shabani dhe Tahir Batatina

Llapi nga Podujeva ka ambicie të mëdha për të ardhmen. Llapjanët investojnë edhe në futbollistë të ri.
Kryetrajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, i ka objektivat e qarta.  

“Njëri prej futbollistëve më të mirë tek Drita, sulmuesi i krahut Shaban Shabani përforcon ekipin tonë!

Skuadra jonë është përforcuar me një lojtar shumë cilësor i cili vije nga ekipi U19 i Dritës, sulmuesin e krahut Shaban Shabani me të cilin kemi nënshkruar kontratë 3 vjeçare.

Sulmuesi i dy krahëve, të djathtë dhe të majtë, përforcon edhe më tepër organikën e ekipit dhe do jetë një 'armë shtesë' për ekipin e parë si dhe atë të juniorëve.

Shaban Shabani është i lindur më 14.07.2003 në Velekincë të Gjilanit, i gjatë 1.72 m, luan pa problem në dy krahët e sulmit. Karrierën e ka filluar tek Shkolla e Futbollit "Arbëria" nga Gjilani për të kaluar më pas tek Drita U19. Në 11 ndeshje të zhvilluara në edicionin vjeshtor me ekipin gjilanas ka realizuar 5 gola e ka asistuar edhe 6 herë për bashkëlojtarët e tij.

Vlen të cekët se Shabani ka mbrojtur edhe ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës U19.
Ky përforcim u kërkua me ngulm nga trajneri Tahir Batatina si dhe ishte edhe vetë dëshira e madhe e futbollistit për të ardhur tek Llapi, në klubin ku u jepet mundësi gjithmonë futbollistëve të rinj dhe premtues”,
njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat