Kërcënimi numër një për kundërshtarët

Futboll

Kërcënimi numër një për kundërshtarët

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 15:56
Kërcënimi numër një për kundërshtarët

Sulmuesi argjentinas duket se ka gjetur përsëri veten pas një periudhe të vështirë ku nuk po arrinte të shënonte.

E gjithë merita e ringjalljes së Lautaros është e teknikut italian Simone Inzaghi. Inzaghi e pa që “El Toro” po kalonte një moment të keq me ekipin zikaltër dhe kështu ai e ka thirrur veçmas duke e këshilluar dhe duke i dhënë shtysë e besim në vetvete. Pas këtij bashkëbisedimi erdhi dhe rinovimi i sulmuesit.

Më pas, filluan golat dhe loja e bukur që ai realizonte në fushën e blertë.

Dinakëria e tij brenda zonës së kundërshtarit, këmbëngulja dhe teknika, u bënë arma kryesore e Lautaros. Ai ka shënuar në të gjitha ndeshjet e fundit për zikaltërit këtë periudhë.

Sot Inter do të ndeshet përballë Torinos dhe Inzaghi ka besim se Lautaro do të jetë vendimtar përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat