Tottenham kundër ekipit të shqiptarit

Futboll

Tottenham kundër ekipit të shqiptarit

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 11:27
Tottenham kundër ekipit të shqiptarit

Tottenham kundër ekipit të shqiptarit Armando Broja, Southampton.

Në kuadër të programit të sotëm, dy ndeshje janë pezulluar për shkak të rasteve me Covid-19, respektivisht përballjet mes Arsenalit e Wolverhamptonit dhe Leeds e Aston Villa.

Ndërkaq, ndeshja më interesante e ditës së sotme do të zhvillohet në stadiumin “King Power”, ku skuadra e Leicester Cityt pret në shtëpi gjigandin anglez Liverpool.

Momentalisht, tabelën e kryeson kampioni aktual Manchester City, i cili pas 19 ndeshjeve ka arkëtuar 47 pikë, gjashtë sosh më shumë se vendi i dytë Liverpooli, por që ky i fundit ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse Top 4 e mbyllin Chelsea me 41 pikë dhe Arsenali me 35 sosh.

Në anën tjetër, në fundin e tabelë gjenden skuadrat si Burnley dhe Newcastle me nga 10 pikë, dhe Norwich në vendin e 20 me vetëm 10 pikë të tubuara.

E pezulluar, Arsenal – Wolverhampton
E pezulluar, Leeds United – Aston Villa
16:00 Crystal Palace – Norwich City (Stadiumi Selhurst Park)
16:00 Southampton – Tottenham (Stadiumi St. Mary’s)
16:00 Watford – West Ham United (Stadiumi Vicarage Road)
21:00 Leicester City – Liverpool (Stadiumi King Power).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat