Nuk përmbahet

Futboll

Nuk përmbahet

Më: 8 janar 2022 Në ora: 15:26
Commisso

Fiorentina, e papërmbajtshme në afatin kalimtar.

Pasi ka marrë Ikone dhe Piatek, presidenti Commisso ka në mendje një tjetër emër të madh.

Emri është ai i Francisco Roman Alarcon Suarez, i njohur nga të gjithë si Isco.

Fantazisti i Real Madrid, kontrata e të cilit skadon në qershor, nuk bën pjesë në planet e Carlo Ancelotti-t.

Klubi vjollcë ka nisur kontaktet prej disa javësh me përfaqësuesit e lojtarit për të bindur që të transferohet në Serinë A.

Do të bëhej fjalë për një përforcim të nivelit të lartë me objektivin e qartë për t’u kualifikuar në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat