Zbulohet e ardhmja e sulmuesit spanjoll

Futboll

Zbulohet e ardhmja e sulmuesit spanjoll

Më: 15 janar 2022 Në ora: 11:57
Zbulohet e ardhmja e sulmuesit spanjoll

Nga njëri ekstrem në tjetrin në vetëm pak orë.

Në Barcelonë mbizotëronte konfuzioni për blerjen e Alvaro Moratës për shkak të çështjes ekonomike.

Nëse 24 orët e kaluara ishte folur për një tentativë të re për sulmuesin spanjoll, sot e përditshmja iberike “Mundo Deportivo” shkruan se katalanasit u dorëzuan dhe se Morata do të qendrojë te Juventusi, duke konfirmuar edhe njëherë prioritetin kryesor që Masimiliano Alegri kishte për ta mbajtur në Torino ish-lojtarin e Atletikos së Madridit.

Një prapakthehu kjo e Barcelonës që tashmë është në kërkim të një sulmuesi tjetër.

E njëjta gjë vlen edhe për “Zonjën e Vjetër” që kërkon një lojtar që të zëvendësojë Federiko Kiezan, i dëmtuar dhe që përfundoi dhe sezonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat