Ancelotti tregon problemin e Hazardit

Futboll

Ancelotti tregon problemin e Hazardit

Më: 20 janar 2022 Në ora: 06:00
Eden Hazard

Eden Hazard është mirë fizikisht dhe i gatshëm për të zbritur në fushë, por forma e mirë e Vinicius, Rodrygo dhe Asensio, ka bërë që ai të nxejë stolin.

Kështu në njëfarë mënyre ka thënë trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, fjalë që vlejnë edhe për Gareth Bale.

Duket se Hazard nuk është as zgjedhja e dytë, pasi Acelotti preferon në sulm Viniciusin, Benzeman dhe njërin prej Asensios e Rodrygos.

“Ka konkurrencë në skuadër dhe unë gjithmonë duhet të zgjedh më të mirët për çdo ndeshje. Shumë lojtar preken nga konkurrenca, s’mund ta mohojë këtë, duhet të jem i sinqertë. Ai po stërvitet mirë dhe po pret thirrjen e trajnerit dhe kur ta thërret, duhet të jetë gati”, u shpreh Ancelotti.

“Situata e Hazard dhe Bale? Është e thjeshtë, asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur mes nesh. Ka thjesht konkurrencë. Trajneri, që jam unë, zgjedh lojtarët më të mirë në çdo ndeshje për të fituar. Kjo ndodh në të gjitha klubet e mëdha, ka shumë lojtarë të mirë dhe shumë konkurrencë. Gjithashtu, nëse jeni të mirë, mund të mos luani, Nacho, Ceballos, Isco, Jović, lojtarë me shumë cilësi dhe është e njëjta gjë që ndodh edhe me Bale dhe Hazard”.

“Atyre u janë kufizuar minutat edhe për shkak të dëmtimeve. Kemi zhvilluar vetëm një pjesë të parë të sezonit. Ata kanë cilësi për të ndihmuar këtë skuadër dhe shpresojmë që ta bëjnë në pjesën e dytë të sezonit”. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat