Thyen heshtjen

Futboll

Thyen heshtjen

Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:05
Thyen heshtjen

Ousmane Dembele ka reaguar pasi Barcelona zyrtarisht i kërkoi të largohet nga klubi, madje që në afatin kalimtar të janari.

Ky vendim i klubit erdhi sepse Dembele nuk po rinovon kontratën, por sipas shumë avokatëve, është e paligjshme ta detyrosh dhe ta ‘kërcënosh’ një lojtar të largohet kur ka kontratë deri në qershor.

“Nga sot do të përgjigjem me sinqeritet pa u dorëzuar para asnjë shantazhi.

Nuk mund ta lë askënd të thotë se nuk jam i përfshirë në projekt. Jam totalisht i përfshirë dhe në dispozicion të klubit dhe trajnerit tim. Tereni jem është fusha, dua të luaj futboll, me pjesën tjetër merret agjenti im”, u shpreh Dembele.

Në njëfarë mënyre, ai dha sinjale se klubi do të bisedojë me agjentin e tij për kontratën dhe ndoshta edhe do të ketë zgjidhje.

Barcelona po i kërkon Dembeles që për shkak të problemeve financiare, të ulë pagën dhe të rinovojë kontratën, në anën tjetër, sulmuesi francez është skeptik me projektin, por edhe i irrituar që mund të fitojë më pak kur në klubet që e duan, ndoshta do të kishte pagë edhe më të madhe se që kishte në Camp Nou.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat