Ulpiana përforcohet

Futboll

Ulpiana përforcohet

Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:48
Ulpiana përforcohet

Skuadra e Ulpianës ka arritur të sigurojë shërbimet e një mbrojtësi mjaft kualitativ.

Pas disa largimeve nga skuadra, KF Ulpiana në krye me Edlir Tetovën kanë filluar të përforcojnë skuadrën me disa prurje të reja dhe mjaft kualitative.

Ulpianapress mëson se transferimi më i ri i lipjanasve është mbrojtësi, Elmir Lekaj.

Lekaj deri më tani ishte pjesë e Rabat Ajax, klub i cili garon në superligën e Maltës, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe tek Vllaznia e Shkodrës dhe Arbëria.

Ai pritet të zyrtarizohet nesër në klubin e Ulpianës.

Ulpiana ditë më parë ka udhëtuar për fazën përgaditore në Antalya të Turqisë, klubi lipjanas në tokën turke do të qëndroj dy javë dhe do të zhvillojë disa ndeshje kontrolluse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat