Arapi: Kupa varka e shpëtimit

Futboll

Arapi: Kupa varka e shpëtimit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 17:16
Arapi: Kupa varka e shpëtimit

Renato Arapi e filloi me fitore aventurën e dytë si trajner i Teutës. Ekipi bregdetar triumfoi 0-1 në Korçë përballë Skënderbeut (Hebaj), sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë. Arapi foli për “Gol pas Goli” në Supersport rreth ndeshjes dhe situatës së Teutës.

“Varka e shpëtimit për momentin është Kupa, por duhet të përmirësohemi edhe në kampionat. Sigurisht që na kënaq rezultati, rikthen besimin tek ekipi. Terreni nuk na lejonte të luanim shumë futboll, e bazuam lojën te topat e gjatë dhe goditjet standarte. Ekipi ishte i ngjeshur.

I vendosëm të dy Vilat afër qendërmbrojtësve të Korçës, që të kishin afër Hebajn dhe të bënim presion te pesë mbrojtësit e tyre. E bëmë shumë mirë, të vazhdojmë kështu përpara.

Fusha në këto kushte edhe në kampionat? Atëherë do të jetë i jëjti skenar si sot. Shpresoj të jetë pastruar deri të hënën, që të bëjmë një futboll më të mirë të dy ekipet.

Ecuria? Kam besimin që do të bëjmë mirë edhe në kampionat. Na ka munguar loja në grup në fazën e mbrojtjes, do punojmë ta rregullojmë”, përfundoi trajneri i kampionëve në fuqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat