Interi mendon për sezonin e ardhshëm

Futboll

Interi mendon për sezonin e ardhshëm

Më: 29 janar 2022 Në ora: 11:07
Interi mendon për sezonin e ardhshëm

Duke parë ardhjet e Gosens dhe Kaisedos, Interi tashmë po mendon për sezonin e ardhshëm, duke planifikuar të paktën disa goditje të tjera në merkato.

Listën e kryeson Xhanluka Skamaka. Nuk është një mister që sulmuesi i Sasuolos i pëlqen zikaltërve dhe këtë e ka konfirmuar vetë administratori i deleguar Bepe Marota.

Në këtë tratativë pritet të përfshihet Andrea Pinamonti dhe Pirola, të huazuar respektivisht te Empoli dhe Monza.

Gjithashtu klubi zikaltër ka gati dhe kontratën e tij ku ofrohen 2,5 milionë euro në sezon.

Interi gjithashtu po lëviz edhe për Davide Fratezin, shok skuadre me Skamakën te Sasuolo.

Për momentin është e pamundur që lojtari të jetë në gjendje të lëvizë në këtë sesion të merkatos, por kampionët në fuqi të Italisë nuk duan ta lënë atë të shpëtojë në qershor dhe për këtë arsye ata synojnë ta mbyllin sa më shpejt këtë tratativë duke parë konkurrencën e fortë me Juventusin, Napoli dhe Dortmundin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat